Rama pranon si rilindas vrasësin e Egli Progës, por vijon sulmin ndaj opozitës

Diel, 08 September 2024 14:18
 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare nuk harroi si në çdo takim të rilindjes të sulmonte dhe opozitën, e cila sipas tij nuk ka asnjë ide përveç propagandës dhe baltës ndaj mazhorancës. Sulmet ndaj opozitës janë pjesa më e madhe e fjalimeve te kreut të rilindjes. Ai ka mbërritur deri atje se të urdhëroje SPAK që të akuzojë drejtuesit e opozitës pa fakte dhe prova.

Në fjalën e tij gjatë asamblesë së PS, Rama riktheu në vëmendje vrasjen e të riut Egli Progra në Pogradec, e cila sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të opozitës që kërkon të nxisë urrejtje. Ndërkohë që harroi se POlicia e qeverisë së tij dhe strukturat e jetimit të kapura nga PS u akuzan me fakte edhe nga familjarët e viktimës për manipulim të ngjarjes së rëndë. 

Rama: Të gjithë në politikë, e media, u mobilizuan ta manipulojnë vrasjen e një djali të ri si një overdozë propagande për të rritur propagandën kundër nesh. U prodhua një film, u mblodhën bashkë, komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komente të cilat i dominoi fantazia e gënjeshtarëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur nga një gjobë? Gënjeshtër! U shkrua se Progradeci, ligjin e bëkan bandat e gjobvënies, gënjeshtër! U vu kunja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër! Shpejtësia e veprimeve është e dokumentuar.

U bërtit fort se ambulanca kishte ardhur 40 minuta me vonesë, gënjeshtër! Koha është e dokumentuar. Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS. I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.”

Për të larë pastaj ujin e trashë me të hollin, Prokuroja e Korçës shkoi mori të pandehurin, një polic patrulle, duke treguar që nuk ia ka haberin patrullës së rasteve të tilla. Por më keq akoma, duke bërë politikë, në vend që të bënte të vetmen punë që duhet të bëjë, hetim të drejtë, të paanshëm dhe të drejtë. Kjo nuk është as e para, as e fundit, lojë politike e mediatike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...