Shehaj: 20 mijë ton mbetje, dyshime se kanë ardhur nga jashtë, në Shqipëri janë bërë veç letrat

E Enjte, 12 September 2024 20:57
 

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, ka diskutuar në lidhje me denoncimin e SYRI TV që nga Shqipëria janë eksportuar 20 mijë ton mbetje të rrezikshme.

Sipas Shehaj, dyshimet janë se këto mbetje nuk janë prodhuar në Shqipëri, po vendi ynë është përdorur vetëm për tu bërë letrat.

‘Rama nuk dha asnjë përgjigje në fakt. Ai doli aty e tha se janë pranuar mbetje nga Franca, Spanja e shumë vende dhe kemi eksportuar drejt Francës.

Legjislacioni shqiptar që na u desh ta shihnim, e ka shumë të qartë; mund të eksportohen mbetje të rrezikshme, por duhet leja e vendit pritës. Me ligjin e ri këta kishin hequr miratimin e autoritetit pritës.

Pra ne nuk po themi, lejohet apo jo, por lejimi i këtyre eksporteve ka një procedurë të caktuar. A i kanë ndjekur këto autoritete këto procedura? Kaq e thjeshtë është historia.

Ti kompani që eksportojnë fruta perime dhe i lë dogana atje, që e ke apo jo analizën mirë.

Mbetjet e rrezikshme nuk mund të qëndrojnë në fusha të hapura, duhet të mbahen në vende të caktuara. Duhet ti marrë nga vendi, ti mbajë në magazinat e saj ku është kjo kompani dhe duhet ti dërgojë në doganë me rregulla.

Institucionet shtetërore nuk mund të dalin nga përgjegjësia, dhe këtu them dogana. Edi Rama nuk e tha këtë gjë sot. Edi Rama nuk dha sot shpjegime.

Se këto që ishin eksportuar 20 mijë ton që doli nga raporti, nuk i përmendi ai. Edi Rama nuk e përmendi.

Raporti i ndan, thoshte 2800 ton mbetje hekuri që nuk janë të rrezikshme dhe 20 mijë ton mbetje zinku që janë të rrezikshme, të cilat janë eksportuar, por nuk thoshte as se kur dhe as se ku.

Që të ndodhë skema e trafikimit, do të thotë që, nëse këto mbetje kanë ardhur nga jashtë dhe janë prodhuar dokumente se janë 20 mijë ton në Shqipëri, do të thotë se mbetjet nuk kanë ardhur me letra dhe ne nuk e dimë se çfarë ka ardhur.

Dyshimi im që në fillim, është që në një skemë të tillë, të bërë kështu, i ngritur ky shqetësim në Tajlandë, ku këta nuk pranojnë as analizat e mbetjeve, dyshimi im është që mbetjet që kanë hyrë në Shqipëri, kanë hyrë ilegalisht dhe nuk dimë gjë. Dhe kompania Sokolaj dhe këto 20 mijë ton, janë përdorur vetëm për justifikuar dokumentacionin, që të dukeshin se ishin mbetje shqiptare, të prodhuara në një industri dhe të kishte një emër shqiptar dhe të bëhet eksporti më pas.

Nëse ka ndodhur kështu, dogana shqiptare dhe shteti shqiptar është dyfish fajtore’, tha Brisida Shehaj gjatë bisedës në SYRI TV, .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...