Akuzat ndaj Berishës/ Malltezi: Dosja ka falsifikime flagrante! Aludohet por nuk konkludohet! Fatkeqësi ku është zhytur vendi

E Enjte, 12 September 2024 21:33
 

Argita Malltezi, e ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën liderit të PD-së, Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezit.

Sipas Malltezit, dosja ka ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme.

‘Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen. Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri’, u shpreh Malltezi. 

Intervista në studio: 

Malltezi: Duke e gjykuar nga shkeljet shumë të rënda që ishin bërë në dosje, isha e bindur se ata nuk mund të tërhiqeshin. Dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme me arrogancën që janë kryer. Si një vrasës që përpiqet të fshehë krimin dhe nuk tërhiqet do më mbrapsh, edhe këta nuk mund të tërhiqeshi dot më mbrapsh.

Duke u përpjekur të besoj se një normalitet sado i vogël nuk mund të them që isha neutrale dhe e pandjeshme në ditën e akuzës.

Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen. Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri.

Mediokriteti është karakteristik e atyre që kapen.

Ajo foto tregon banalitetin e të keqes që sipas kësaj akt-akuze prek këdo pa asnjë standard gjyqësor.

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2024 21:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...