Berisha: Grupi i strukturuar kriminal mori të pandehur dy biznesmenët e nderuar Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi

E Enjte, 12 September 2024 21:37
 

Në fjalimin e tij të përnatshëm në "Rrugën e Shpresës," lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për përdorimin e sistemit të drejtësisë për të sulmuar biznesmenët e nderuar dhe pasardhësit e familjeve themeluese të Tiranës, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi.

Berisha deklaroi se nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama, grupi i strukturuar kriminal i udhëhequr nga Altin Zamani, kishte marrë në pyetje dhe akuzuar këta biznesmenë për korrupsion. Ai e lidh këtë akt me një sponsorizim që Bektashi kishte bërë në vitin 2013 për udhëtimin e këngëtares Elhaida Dani dhe mentorit të saj, Rikardo Koçante, në Shqipëri pas fitores së saj në "Voice of Italy." Sipas Berishës, ky sponsorizim ishte bërë në përputhje me ligjin dhe rregullat e vendit.

FJALA E BERISHËS: 

Të dashur miq, sot me urdhër të Edi Ramës, grupi i strukturuar kriminal me në krye Altin Zamanin, morën të pandehur dy biznesmenë, dy pasardhës të familjeve themeluese të Tiranës, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi.
Shqiptarët duhet ta dinë se këta anëtarë të organizatës kriminale të Skapit kanë akuzuar për korrupsion me Sali Berishën, Fatmir Bektashin sepse ky biznesmen i nderuar, që ka ndërtuar në të gjithë Tiranën gjithë jetën e tij, dhe që tani ka ndërtuar në tokën e tij, paska sponsorizuar në vitin 2013 një udhëtim të Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes, kur ajo fitoi Voice Of Italy.
Ministria e Kulturës ftoi këngëtaren tonë, e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, dhe mentorin e saj që ishte arkitekt i atij suksesi, Rikardo Koçante në Shqipëri, për të nderuar me një medalje nga Presidenti i Republikës, këngëtarin e njohur italian.
Fatmir Bektashi paska sponsorizuar me 4500 euro udhëtimin dhe qëndrimin e tyre dy net në Tiranë.
Pra, ky është korrupsioni i Sali Berishës, sepse një biznesmen ka sponsorizuar jo për kryeministrinë, për Ministrinë e Kulturës, në përputhje me të gjitha rregullat, me deklarime dhe çdo gjë, ardhjen e njërit prej personaliteteve më të njohura të këngës dhe muzikës italiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...