Kërcënimet për Gazment Bardhin/ Berisha: Rama beson se do të mbyllë edhe aferën e Olsi Ramës

E Enjte, 12 September 2024 21:39
 

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi ashpër ndaj kërcënimit të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë interpelancës së sotme në parlament për eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

‘Rama beson se do të mbyllë edhe aferën e Olsi Ramës’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, sot Edi Rama në parlament kërcënoi personalisht Gazment Bardhin se do merrej personalisht me të sepse Gazment Bardhi riktheu edhe njëherë në debat, në organet e drejtësisë, dosjen e trafikantit Olsi Rama.

Këtu para jush kam lexuar në mënyrë të përsëritur datat e përdorimit të Range Roverit të grupit trafikant nga Olsi Rama, kalimet e kufirit, procesverbalet e ‘të paidentifikuarit’.

Por përsëri me Skapin e tij, me këta mercenarë që nuk njhin ligj as moral, me këtë organizatë kriminale ndër më të rrezikshmet në Europë që amniston vrasësit serialë, që amniston pengmarrësit, që amniston hajdutët e miliardave si Edi Rama, Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Belinda Balluku, Gjiknuri, etj, etj, beson se do mbyllë edhe aferën e Olsi Ramës.

Beson se do të mbyllë edhe aferën e McGonigalit.

Beson se do të mbyllë edhe dosjen e Linda Ramës.

Beson se do të mbyllë dosjen e tunelit të Llogarasë.

Beson se do të gëzojë 224 mijë metër katrorë tokë të grabitura pas asnjë dokument kadastral apo regjistrimi nga ndonjë qeveri.

Beson se ai kontrollon çdo qelizë të atij institucioni.

Dhe njëherë them, grupi të strukturuar kriminal, organizate të strukturuar kriminale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...