Berisha-të rinjve: Duhet të frymëzoheni nga guximi i Azem Hajdarit dhe ju garantoj se fitorja është në duart tona

E Enjte, 12 September 2024 21:46
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 26 vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari.

Në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i bëri thirrje të rinjve që të frymëzohen nga guximi i Azem Hajdarit dhe i garantoi se fitorja do jetë në duart tona.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën, guximin, vendosmërinë, misionin tuaj në mbrojtje të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Mirënjohje oratorëve të fjalës së lirë në këtë platforme.

Mirënjohje shqiptarëve që protestojnë dhe ngrihen për dinjitetin e tyre.

Të dashur miq, si sonte 26 vite më parë, terroristë të partisë së krimit, të Partisë Socialiste, ekzekutuan para selisë së PD-së tribunin legjendar të rinisë shqiptare, heroin, prijësin e lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën më të egër komuniste, themeluesin e PD-së dhe pluralizmit politik, Azem Hajdarin.

Azem, ti je gjallë!

Të dashur miq, dhe në mënyrë të veçantë ju të rinj dhe të reja, nderimi më i madh që mund t’i bëni prijësit të pavdekshëm të rinisë shqiptare, tribunit të lirisë, njeriut që bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e këtij vendi, çlirimin nga diktatura komuniste, është të frymëzoheni nga guximi i tij.

Të frymëzoheni nga trimëria e tij dhe ju garantoj se fitorja është në duart tona, është e sigurt dhe do jemi fitimtarë.

Azem, ti je gjallë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...