Malltezi: Berisha 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor! Ligji e detyron gjykatën por Irena Maneku, Gjoku, Spata nuk e bën

E Enjte, 12 September 2024 22:03
 

E ftuar në Çim Peka Live, Argita Malltezi denoncoi procesin gjyqësor ndaj kreut të PD, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, ku sipas saj të dy kanë 2 muaj dhe 3 javë pa rishikim gjyqësor dhe në momentin që nuk e bën prokurori ligji detyron gjykatën që ta bëjë.

‘Data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht, sot e kësaj dite nuk e kanë bërë akoma. Pra ata janë 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor, ligji e përcakton që e merr gjykata eksoficio këtë kur nuk e bën prokurori por nuk e bën as gjykata këtë gjë, nuk e bën Irena Maneku, Gjoka, Spata, pavarësisht se e detyron ligji ta bëjë. Ky është një sistem aq i deformuar sa është denoncuar’, u shpreh Malltezi.

Intervista në studio: 

Malltezi: Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi përveç vitit që kanë bërë në arrest shtëpie, ka një dispozitë Kodi i Procedurës Penale, që e detyron prokurorin të raportojë për ata që janë në gjendje arresti në burg apo në shtëpi. Data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht, sot e kësaj dite nuk e kanë bërë akoma. Pra ata janë 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor, ligji e përcakton që e merr gjykata eksoficio këtë kur nuk e bën prokurori por nuk e bën as gjykata këtë gjë, nuk e bën Irena Maneku, Gjoka, Spata, pavarësisht se e detyron ligji ta bëjë. Ky është një sistem aq i deformuar sa është denoncuar.

Katër vjet hetime, nuk kanë sjellë asnjë provë asnjë shkelje në këtë dosje. Ne nuk dimë aktet e katyre 2 muajve dhe 3 javëve të fundit. Në 4 raportime nuk ka pasur asnjë fjalë për Sali Berishën dhe në fund të raportimit ishte shprehja standarde ‘për sa më lartë rezulton se nuk kanë ndryshuar kushtet për vijimin e arrestit’.

Nëse pas 1 viti kushtet për vijimin e arrestit nuk ndryshojnë dhe i ke njësoj si ditën e parë të procedimit çfarë do të thotë kjo që kushtet i ke më të forta apo më të dobëta, duhet të ishin forcuar kushtet që ai të vijonte të mbetej në arrest shtëpie.

Nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kotë dhe pa asnjë lloj prove.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...