Sulo: Hetimi i Berishës për një akt kolegjial para 18 vitesh, vendim politik! Fillimi i fundit të SPAK

Hënë, 16 September 2024 22:45
 
 

Gazetari Arion Sulo, ka cilësuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK si një “çështje politike”.

I ftuar në ‘Open’, Sulo theksoi se Berisha është marrë i pandehur pa u marrë në pyetje për një akt qeverie të para 18 viteve, të marrë në formë kolegjiale.

Ai shtoi se nga ana tjetër qeveria aktuale ka shumë vendime të së njëjtës formë, të cilat kanë miratuar qindra miliona euro për inceneratorët, për të cilat nuk ka pasur të njëjtin veprim nga ana e drejtësisë.

Sulo: Çështjen e ka çuar PS në SPAK. Ka dy deklarata të Ramës për nxitjen e SPAK. Escobar ka thënë për Berishën se vendimi për non-gratën u mor për gjetjen e korrupsionit dhe u bëri thirrje institucioneve për të marrë në konsideratë këto gjetje.

Unë nuk hyj te provat. Kjo për mua është një çështje politike. Sot kreu i opozitës është marrë i pandehur pa u marrë një herë në pyetje, për një akt, një vendim qeverie i para 18 viteve. Një vendim kolegjial. Nga ana tjetër kemi vendime kolegjiale të kësaj qeverie që kanë dhënë firma për qindra miliona euro të inceneratorëve. Janë vendime kolegjiale dhe nuk pyetet askush. Ka minimumi shkelje të barazisë para ligjit.

Të hetosh Berishën për vendime qeverie para 18 viteve dhe të amnistosh apo më minimalja të zvarrisësh vendimet për të tjerë, për mua është vendim politik. Ky do jetë fillimi i fundit të asaj strukture për mua.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...