Akuza pse ka ndihmuar fëmijët me autizëm/ Argita Malltezi: Ne paguajmë çdo vit 2,5% të asaj që kemi, për zekat, të gjitha me bankë të...

Hënë, 16 September 2024 22:47
 

Një ndër çështjet që kanë hetuar prokurorët në dosjen për Jamarbër Malltezin, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit në PD, është bamirësia në fondacionin e Liri Berishës për fëmijët me autizëm.

Te këto hetime është ndalur mbrëmjen e sotme Argita Berisha Malltezi.

Kjo e fundit tha në emisionin e Erla Mëhillit se të gjitha paratë e dërguara për bamirësi janë të deklaruara dhe kanë qenë 100% të ligjshme.

 

“Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj. Kanë qenë 100% të ligjshme, me burim  të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, theksoi Malltezi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...