Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e Guardia Di Finanza, që kanë çuar në pranga dy administratorët e Universitetit Wisdom në Tiranë, të cilët kanë ngritur një skemë mashtrimi, ku shpërndanin diploma false për studentët në Itali.
Nga përgjimët e siguruara nga GDF zbulohet se një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, rezulton që të jetë korruptuar me një çantë Luis Vuitton, me vlerë 1200 euro, e cila më pas i ka hapur rrugën akreditimit të universitetit në Shqipër.
La Republica shkruan se zyrtarja në fjalë është Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL.
Në dosje thuhet se: "Kapitulli 101 KATALANO Lucia-CIANCI Savino për krimin p. dhe fq. jepini a1tt. 110- 318 - 322-bis c.p. sepse për ushtrimin e funksioneve të saj si Presidente e Këshillit të Akreditimit i ASCA'L (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare i drejtuar nga Presidenti i Këshillit të Shqipërisë, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procesit të akreditimit të Universitetit Wisdom, gjatë një darke, i dha Aquila-Shqiponja Telhaj, një zyrtare publike e investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro. Në Shqipëri më 03.08.2022.'
Kjo agjensi është një organ qeveritar, ndërsa Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri. Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Wisdom University.
Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çiftii i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit. Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.
Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një axchendë e ngjeshur universitare.
Burrë e grua, tashmë gjenden pas hekurave, ndërsa në qeli përfunduan dhe bashkëpunëtorë të tyre, të gjithë shtetas italian.
Kujtojmë se Edi Rama erdhi në pushtet në 2013 dhe nisi propagandën kundë universiteteve që lëshonin diploma fallco, sipas tij, dhe në fund të mandatit të tretë po duket se jo vetëm nuk luftoi fenomenin, por zyrtarët e emëruar direkt prej tij në poste të rëndësishme në arsim korruptohen për një çantë.