Berisha: Operacioni për ‘Çopjat’ u dekonspirua nga Skapi i partisë! Telefonin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë e kontrolluan pa vendim gjykate

Saturday, 21 September 2024 12:32
 

Për liderin e opozitës, Sali Berisha degradimi i vendit është jashtë çdo imagjinate njerëzore, pasi sipas tij, Shqipëria është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.

Sipas Berishës, operacioni për bandën e Çopjave u dekonspiruar nga SPAK, ndërsa telefonin e drejtorit të përgjithshëm të policisë e kontrolluan pa vendim gjykate.

Berisha tha se SPAK është shndërruar në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash etj.

Miqtë e mi, degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate.

Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.

Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.

Miq, pse e solla këtë shembull?

E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria!

Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies.

Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë.

U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja.

Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan.

Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë. Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte.

Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar?

Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij.

Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan.

A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...