Berisha: Programi i PD parashikon një sërë masash për këdo që rikthehet në vend! Kush hap një biznes, do jetë 5 vite pa taksa

Saturday, 21 September 2024 12:34
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë detaje nga programi ekonomik i PD, për çdo shqiptar të larguar që kërkon të rikthehet për të jetuar e punuar në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se programi parashikon një sërë masash, që nga falja e taksave për 5 vite për këdo që hap një biznes. 

Sipas Berishës, do krijohen të gjitha kushtet, me kredi dhe mjete të tjera për strehimin, punësimin, biznesin dhe aktivitetin në fushën ku qytetarët janë më të specializuar.

 

Ndaj miqtë e mi, kjo betejë nuk është pra vetëm për veten tonë, vetëm për familjet tona, për fëmijët tanë, por kjo betejë është për qindra e mijëra të rinj dhe të reja, qytetarë shqiptarë që u larguan, u dëbuan, u zbuan dhe boshatisën këtë vend gjatë këtyre tetë viteve nga një platformë që përbën gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve.

Unë garantoj shqiptarët në emigracion dhe diasporë se programi i PD-së bashkon një seri masash, të cilat të bëjnë të mundur rikthimin tuaj të butë, të suksesshëm në dheun tuaj të dashur kudo që jeni.

Unë ju jap fjalën ju se kthimi juaj në Shqipëri do shoqërohet me një periudhë 5-vjeçare pa taksa në qoftë se do hapni biznese.

Do shoqërohet me vendosjen tuaj në vendet që meritoni, në vendet ku mund të kontribuoni më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Do bëjmë gjithçka që Shqipërinë ta ngjisim, do ta bëjmë sërish vendin e parë për rroga dhe pensione në Ballkan.

Së bashku me ju, do rikthejmë përsëri Shqipërinë në rrugën e Europës.

Do krijohen të gjitha kushtet, me kredi dhe mjete të tjera për strehimin, për punësimin, për biznesin, për aktivitetin në fushën ku ju jeni më afër, më të specializuar.

Gjatë vitit 2008-2013, 180 mijë familje emigrantësh erdhën në Shqipëri.

Por prapë Shqipëria nuk kishte rrogat e atyre vendeve prej nga erdhën ata, por Shqipëria ktheu besimin se ky vend do bëhet nga shqiptarët.

Shqipëria nuk do jetë çiflig i mafies së Edi Ramës.

Shqipëria nuk do jetë çiflig i hajdutëve të tij.

Jo, Shqipëria do jetë vend i garës së ndershme, konkurrimit të ndershëm, barrës së ulët fiskale.

Shqipëria do jetë vend i ligjit. Ligji dhe vetëm ligji, kodi i mafies nuk do ketë më kurrë vend në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...