Çmenduri, zdromsi i Tiranës do të paguhet mbi 3 milionë lekë/ Gllabëron pagën e 20 pensionistëve

Saturday, 21 September 2024 12:36
 
 

Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryetarët e bashkive, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor. Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit, varion nga 30-40% për secilin pozicion.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të kryebashkiakëve?

Rekordin për pagën më të lartë e mban Erion Veliaj i vetëquajturi zdromsi i Tiranës. Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë në muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj. Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj (disa nga këta nuk dihet kush janë).

Veliaj do të paguhet nga 2 milionë e 700 mijë deri në 3 milionë e 200 mijë lekë në muaj.

Kryebashkiaku i Tiranës do të marrë paratë e gati 20 pensionistëve me pension minimal në qytet dhe 12 pensionistëve me pension maksimal. Me pensionet në fshat është 30 deri në 40 paga pensionistësh.

Çmenduri, zdromsi i Tiranës do të paguhet mbi 3 milionë

 

Nuk mjaftojnë vjedhjet, abuzimet, skemat “5D”, nuk mjaftojnë aferat si inceneratorët, por duhet që kryetarin e organizatës të drejtorëve hajdutë, qytetarët e Tiranës ta paguajnë "sa frëngu pulën".

Një pensionist i cili me të ardhurat e tij nuk mbyll dot muajin, nuk paguan dot ilaçet, dritat, ujin, me zor siguron bukën e përditshme, shpesh disa ushqime shporte janë luks për ta, ndërsa përballë kanë Erjon Veliaj që do paguhet 20-fish. Kanë punuar dhe kontribuar gjithë jetën, tani duhet të jetojnë me lëmoshë, kurse një i kapur i gjallë me drejtorë hajdutë që ju bën dhe avokatinë, jeton si sheik.

Në fakt kryebashkiaku i Tiranës, 20-fish ka vetëm pagën, pasi banorëve të kryeqytetit u kushton edhe më shumë. Veliajt i paguhen shpenzimet për lëvizje, makina, shërbimet brenda dhe jashtë vendit, pagesa të tjera ekstra, pa harruar shoferët, sekretarët, këshilltarët, shoqëruesit etj.

Në rast se këto mblidhen lehtësisht na tregojnë se kryebashkiaku i Tiranës, zdromsi Veliaj, kushton deri në 100 pensione në muaj.

Këtu nuk përfshihen shifrat prej miliona eurosh të vjedhjeve të vartësve të tij, dëmet ekonomike të faktuara nga KLSH apo SPAK në bashkinë e kryeqytetit.

Më gjithë këto abuzime në gati 10 vite që Tirana drejtohet nga Veliaj, pensionet nuk do indeksoheshin me 4.1%, por do kishin një rritje që vërtet nuk do ishte lëmoshë për pensionistët.

Mirë vjedhjet, skandalet dhe korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, por qytetarët e saj duhet të paguajnë tashmë edhe mbi 3 milionë lekë rrogën e zdromsit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...