Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me gjendjen e rëndë në Spitalin e Pediatrisë, duke ndarë një postim ku thekson problemet që hasin pacientët dhe familjarët e tyre.
Ai ka publikuar një mesazh të një prindi dixhital, i cili ka denoncuar kushtet skandaloze në këtë spital.
Prindi, i cili ka pasur vajzën të shtruar për tetë ditë, ka përshkruar se cfarë ka parë në këtë kohë, duke theksuar se ndjehej sikur ndodhej në një “korridor horror”. Ai ka ndarë një video për të ilustruar kushtet e rënda, e cila, sipas tij, flet më shumë se çdo fjalë. Në video, ai ka përdorur efekte zanore për të përçuar ndjenjat e tij dhe për të theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve shëndetësore për fëmijët.
Situata në Spitalin e Pediatrisë tregon nevojën urgjente për investime dhe reforme në shëndetësi, për t’u siguruar që fëmijët shqiptarë të kenë qasje në kushte dinjitoze dhe shërbime cilësore.
POSTIMI:
Gjendje e keqe në pediatri.
Prindi dixhital denoncon gjëndjen e rëndë në këtë spital.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij.
Pershendetje i nderuar doktor!
Kam pasur vajzen te shtruar ne pediatri per 8 dite dhe atje çfare nuk shihje, nje prej shume gjerash ishte edhe ky korridor horror ne video. Ashtu si me dha pershtypje ashtu e montova me efekte zanore.