Deputetja Albana Vokshi është përplasur ashpër me Plarent Ndrecën dhe deputetët e rilindjes që kanë tentuar të kontrollojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizimit.
Ndërkohë që rilindja ka përdorur gardën për të ndaluar deputetët e tjerë anëtarë të këtij komisioni.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës. Vokshi e ka quajtur të paligjshme nisjen e mbledhjes së këtij komisioni dhe ka akuzuar Ndrecën për sjelljen antiligjore.
Debati:
Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...
Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj.