Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te shpopullimi i vendit, si një politikë e drejtëpërdrejtë e ndjekur nga Edi Rama, pasi është një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve.
‘Enver Hoxha vrau mijëra, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme të kombit si një urrejtës i pangopur ndaj shqiptarëve’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së dytë botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler.
Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra, shqiptare e shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar.
Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve.
Asnjë komb në Europë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.
Miqtë e mi!
Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë iku, kanë marrë dherat.
Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira.