Berisha: Edi Rama kur pa portretin e tij të zi, të bëhej shkrumb e hi, ju kujtua shtatorja e Enver Hoxhës, tek zvarritej rrugëve të qytetit

E Enjte, 10 October 2024 15:48
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpra protestuesve është shprehur se Edi Rama kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë ditën e protestës.

Fjala: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionare dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërtë oratorëve të fjalës së lirë, që përcjellin tek mbarë shqiptarët të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në lidhjet e Edi Ramës me krimin, drogën dhe vjedhjen masive të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, në emër tuajin zotit Emini, të cilin një patronazhist me uniformë, një narko ofier policie donte ta digjtë të gjallë, ti urojmë shërim të shpejtë.

Përshëndetjet e mia janë edhe ata demokrate dhe demokratë, të cilët pa kryer asnjë krim, përveç protestë për votën e lirë, thirren në narkokomisariate me urdhër të Edi Ramës, i cili kur pa portretin e tij të zi, të bëhej shkrumb e hi, ju kujtua shtatorja e Enver Hoxhës, tek zvarritej rrugëve të qytetit.

U tmerrua.

Kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë.

Edi Rama të them këtu gjë në botë që të shpëton nga urrejtja, zemërimi i qytetarëve që i ke vjedhur, varfëruar, poshtëruar, i qytetarëve që i ke mashtruar, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Edi Rama sjelljet tua ndaj shqiptarëve janë sjelljet e një armiku të betuar, të qenies së tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...