Shkollëpaku Rama rrëmben shkencën, edhe më zi se Partia e Punës!

Diel, 13 October 2024 17:07
 

Nga Petrit Vasili

Shkollëpakësia e Ramës nuk ka të ndalur, ndaj praj vitesh e kam pagëzuar si shkollëpak të noterik dhe armik te shkencës e të profesionistëve me nivel dhe integritet shkencor.
Injoranca proverbiale e kësaj qeverie, ku gara e injorancës mes vetes se tyre është shumë e fortë, po shënon mënxyra të frikshme kundra shkencës dhe mendimit profesional.

Èshtë e pabesueshme, por e vërtetë që Edi Rama ja ka kaluar kaq shumë edhe Partise së Punës në rrëmbimin dhe politizimin e shkencës. 

Edhe në kohën e Partisë së Punës, pra të një diktature të sanksionuar me Kushtetutë, hapësirat e mendimit e debatit shkencor, financimit të shkencës dhe eksperimentimit shkencor dhe hulumtimit të thelluar nuk kanë qënë kurrë kaq të ngushta dhe kaq të drunjta sa këto të shkollëpakut Edi Rama. 

Falë atyre hapsirave, sado të ngushta të shkencës, regjimi komunist realizoi vepra infrastrukturore te një rëndësie kombëtare, por edhe mundësoi formimin e mijra specialistëve të shkëlqyer ne dhjetra fusha të shkencës.

Ndërsa sot shkollëpaku Edi Rama, ky thes i vërtetë obsesionesh dhe paranojash psiqike, jo vetëm që nuk jep asgje për financimin e shkencës duke atrofizuar dhe asgjësuar plitësisht atë, por me Projektligjin më të fundit për shkencën ngre edhe një Bord, që drejtohet nga ai vetë si Kryeinjorant noterik dhe mbushet nga qeveritarët e tij njëlloj injorantë si ai, ndërsa njerëzit e shkencës janë të papërfillshëm në një pakicë ekstreme përballë Bordit të pushtuar në mbi 85% nga Rama dhe injorantët e tij të dashur.

Zhvillimi industrial, digital dhe ekonomik i botës, që na rrethon, kërkon si kurrë më parë shkencëtarë me nivel të lartë, specialistë që thellojnë vazhdimisht dijet e tyre shkencore, si nevojë jetike për të mbijetuar në konkurencën e jashtëzakonshme.

Pikërisht në një moment të tillë Edi Rama e rrëmben, e dërrmon dhe rrënon shkencën duke detyruar që edhe ata shkencëtarë dhe profesionistë të paktë, që kanë mbetur të largohen nga Shqipëria pasi hapësirat për të bërë shkencë praktikisht janë asgjësuar nga qeveria.

Mëndje-bunker për shkak të shkollëpakësisë së vet, Rama ndihet shumë më i qetë që të mos ketë në qarkullim personalitete të shkencës që i prishin qetësinë korruptive dhe grabitqare me mendimin e tyre të pavarur e të bazuar mbi shkencë.

Rama mendon, me aq pak mëndje sa ka, se edhe shkenca mund të jepet me koncesion dhe mund të vidhet si incenerator.

Shkenca shqiptare me një ligj të tillë përfundimisht shënon funeralin e saj dhe Shqipēria ditët e saj më të errta të inkuizicionit shkencor "rilindas".
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...