Të mërkurën pritet të mbërrijë në Gjadër të Lezhës, anija e parë me refugjatë afrikanë, por mediat italiane shkruajnë se pakti ‘Rama Meloni” mund të dështojë ende pa nisur, për shkak të një vendimi të Gjykatës së të drejtave të Luksemburg. Prestigjiozja italiane “La Republica” shkruan se procedurat që do të ndiqen në kufi parashikojnë të mbajnë të izoluar për 48 orë emigrantët, ndërsa do të pritet edhe 1 muaj që tu shqyrtohet kërkesa e azilit, çka bie ndesh me vendimin e gjykatës së Luksemburgut, për shkelje e të drejtave të emigrantëve.. Lidhur me një dështim të mundshëm të planit, kryeministri shqiptar Edi Rama, i pyetur nga “La Republika” tha se kjo nuk është përgjegjësi e tij
Syri tv
Pritet të mbërrijë të mërkurën në Gjadër të Lezhës anija e parë me refugjatë nga Afrika, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni. Ndërsa pritet edhe fillimi I operacionit, mediat italiane shkruajnë se ky mund të jetë edhe udhëtimi i fundit. Prestigjiozja italiane “La Republika” shkruan se I gjithë pakti mund të dështojë, për shkak të një vendimi të marrë nga Gjykata e të drejtave të Njeriut në Luksemburg. Për tu zbarkuar në Shqipëri, refugjatët e kapur në Lampeduza, duhet të mbahen të izoluar në anije për 48 orë sipas një urdhri të firmosur nga Prefekti i Romës, i cili më pas duket të konfirmohet në gjykatat italiane, për ligjshmërinë e tij. Më pas sipas protokollit, brenda 1 muaji për secilin refugjat të bllokuar do të shqyrtohet kërkesa e azilit. Sipas prestigjiozes italiane kjo procedurë, pritet të jetë edhe arsyeja se pse pakti mund të dështojë, pasi gjyqtarët e Romës, kanë si precedent vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, në Luksemburg i cili të thelb e bën të pa zbatueshme marrëveshjen për strehimin e emigrantëve afrikanë në Shqipëri, me argumentin se shkelen të drejtat njerëzore të emigrantëve.
Në këtë mega-strukturë, emigrantët do të mbahen me një urdhër ndalimi të firmosur nga prefekti i Romës, i cili duhet të konfirmohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të imigracionit në Romë, ndërkohë që brenda katër javësh do të vendoset për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil. Dhe pikërisht këtu, plani "Shqipëria" përplaset me vendimin e dhënë më 4 tetor nga Gjykata e Drejtësisë Evropiane, i cili cenon themelet e gjithë marrëveshjes duke e bërë atë në thelb të pazbatueshme, pasi një vend, që të cilësohet i sigurt nuk duhet të përdorë "persekutimin, torturën ose trajtimet e tjera çnjerëzore" për asnjë person. Nëse gjyqtarët, që pritet të vendosin tashmë gjatë fundjavës së ardhshme, do të zbatojnë vendimin europian, siç duket e pashmangshme, dhe siç ka ndodhur tashmë në Palermo ku janë refuzuar disa kërkesa për konfirmimin e mbajtjes së qytetarëve tunizianë, praktikisht asnjë nga emigrantët nuk do të mund të mbahet në Shqipëri. Dhe ata do të duhet të rikthehen në Itali”.
Sipas mediave italiane, është kjo çështja që rrezikon të hedhë në erë gjithçka, duke hequr të gjithë bazën ligjore për funksionimin e marrëveshjes. Ndërkohë rreziku për qeverinë italiane nuk është vetëm të mbeten bosh ato qendra që do të kushtojnë gati një miliard euro në pesë vjet, por edhe që të përballet me një padi për dëm financiar në Gjykatën e Auditimit. Paditë e tjera mund të ngrihen lidhur me vlerësimin e cenueshmërisë së emigrantëve, procedurë që në bordin e anijes qendër do të duhet të kryhen me shpejtësi. Lidhur me një dështim të mundshëm të planit, kryeministri shqiptar Edi Rama, I pyetur naga “La Republica” u shpreh se kjo nuk është përgjegjësi e tij, e për më tepër thekson se nuk ka dijeni se kur pritet të mbërrijnë refugjatët e parë.
Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t'u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”
Sipas La republika, kryeministri EdI Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke ja lënë shtetit italian dhe homologes Xhorxhia Meloni, edhe pse sipas mediave italiane kampet e ndërtuara në Shqipëri mund të shndërrohen në qendra të privimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, siç ngre shqetësimin edhe Gjykata e Luksemburgut.