Një denoncim i fortë është bërë këtë të diel nga Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të mjedisit në PD.
Malltezi ka publikuar një mesazh, ku jepet urdhër për punonjësit e administratës.
Sipas tij, punonjësve të administratës po u bëhet presion që të sjellin secili nga 5 emigrantë, të cilët duhet të votojnë për mazhorancën në zgjedhjet parlamentare 2025.
“Antiligji në veprim: punonjësve të administratës shtetërore u kërkohet të sjellin listat me të paktën 5 persona jashtë shtetit që kanë vendosur të shkelin ligjin dhe të deklarojnë votën për PS! Vota është e fshehtë thuhet në Kushtetutë, por kur ligjin e shkel Edi Rama mender #spak bëhet si letër higjienike e fshihet dhe nuk guxon të hetojë krimet zgjedhore siç u dëshmua me dosjet 184 dhe 339”, ka theksuar kreu i departamentit të mjedisit në PD.