PD: Puç kushtetues nga Gjykata e Lartë! Vendimi rrezikon mbi 500 mijë familje të përfshira në procesin e legalizimit

Tuesday, 15 October 2024 16:50
 

Partia Demokratike denoncoi sot publikisht një vendim antikushtetues të Gjykatës së Lartë.

Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu tha se Gjykata e Lartë po rrezikon mbi 500 mijë familje të përfshira në procesin e legalizimit. 

Balliu i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të neutralizojë këtë puç kushtetues të Gjykatës së Lartë.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Demokratike e Shqipërisë, në një deklaratë të mëhershme ka theksuar kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Lartë për të udhëzuar gjykatat administrative që do të shqyrtohej në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ.

Por, Gjykata e Lartë, e urdhëruar nga pushteti, me në krye Sadushin me grusht në ballë, nuk lejoi që kjo gjykatë të veprojë në zbatim të Vendimit Nr. 35 të Gjykatës Kushtetuese.

Sadushi ka votuar njëherë kundra vendimit Nr. 35 të Gjykatës Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të saj, ne pakice, në kohën e miratimit. Në pozicionin e tanishëm me vendimin Nr. 357, datë 19.09.2024 të kësaj gjykate, dhënë në çështjen administrative Nr. 31003-00082-00-2017, ai ka kryer puç kushtetues ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ai ka ligjëruar pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit të kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit, në kundërshtim me Vendimin Nr. 35, datë 10.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pronarët e shpronësuar për efekt të ligjit të legalizimit nuk legjitimohen që të kundërshtojnë në Gjykatë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale të mbi 500 mijë familjeve, por pronarët e shpronësuar mund t’i drejtohen Gjykatës vetëm për të kundërshtuar vlerën e shpronësimit të pronës së tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të neutralizoje këtë puç kushtetues të Gjykatës së Lartë dhe të shfuqizojë vendimin Nr. 357, datë 19.09.2024, në çështjen administrative Nr. 31003-00082-00-2017 të Gjykatës së Lartë. Ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe antiligjor për mbi 500 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga ky proces.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...