Eric Adams, kryebashkiaku në vështirësi i Nju Jorkut, mund të përfshihet në një polemikë mbi lidhjet e dyshuara me Kinën pasi FBI-ja bastisi shtëpinë e një prej ndihmësve të tij kryesorë.
Winnie Greco, e cila dha dorëheqjen si drejtor i Çështjeve Aziatike të Nju Jorkut të hënën, është në mesin e një grupi zyrtarësh të qytetit që janë hetuar mbi akuzat për korrupsion.
Prokurorët po hetojnë gjithashtu akuzat për ndikim të paligjshëm kinez në SHBA pasi një ish-ndihmës i dy guvernatorëve të Nju Jorkut u akuzua muajin e shkuar se kishte vepruar si agjent i paligjshëm i qeverisë kineze.
Sipas The New York Times, zonja Greco ka qenë thelbësore në promovimin e lidhjeve me Pekinin, duke e shoqëruar zotin Adams në disa udhëtime në Kinë gjatë dekadës së fundit.
Ajo dyshohet se e bindi zotin Adams që të shmangte një takim me zyrtarë nga Tajvani, kur ai ishte kryetar i zonës eletorale të Bruklinit.
Marrëdhëniet mund të përkeqësohen
Kina është shfaqur si një çështje kyçe e zgjedhjeve të politikës së jashtme, me Donald Trump-in që akuzon demokratët se janë "të butë" ndaj gjigantit aziatik. Megjithatë, disa ekspertë kanë sugjeruar se marrëdhëniet kino-amerikane do të përkeqësohen nëse Kamala Harris fiton në nëntor.
Në vitin 2022, i shoqëruar nga znj. Greco, zoti Adams mori pjesë në një event për komunitetin kinez të Nju Jorkut të organizuar nga Jimmy Lu, një donator i fushatës së kryebashkiakut.
Në darkë, zoti Lu, kreu i Shoqatës America Changle - një grup i komunitetit kinez, u mburr në gjuhën mandarine për krijimin e një stacioni policor qeveritar në Manhatan të poshtëm nga Pekini.
Z. Lu tha se avamposti do të ndihmonte "në zbatimin e politikës së qeverisë së mëmëdheut nga e cila do të përfitojnë kinezët jashtë shtetit", sipas The New York Times.
Kjo nuk ishte një pikëpamje e ndarë nga autoritetet federale, të cilat besojnë se avamposti është pjesë e një rrjeti global të përdorur nga Pekini për të spiunuar disidentët, sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë.
Vëllai i zotit Lu, Harry, është arrestuar pasi ka vepruar si agjent i paregjistruar për qeverinë kineze. Nuk është e qartë nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë.
Ai u akuzua për veprim si agjent i paregjistruar i qeverisë kineze, sipas The New York Times.
Kujtojmë se Eric Adams, kryebashkiaku i parë i Nju Jorkut që po përballet me akuza federale, është mik i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ashtu si miku i tij edhe Veliaj është nën hetim për korrupsione dhe afera.