Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, feston ditën e sotme 80 vjetorin e lindjes.
Nga Rruga e Shpresës në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të demokratëve, nuk ka munguar edhe urimi nga të rinjtë e FRPD, ku shprehin mirënjohjen për qëndresën pa kompromis përballë së keqes.
Faleminderit që jeni mbledhur të gjithë demokratët sot, për ti uruar ditëlindjen liderit të opozitës, Sali Berisha. Emri i Berishës është shpresa e të gjithë brezave që shpresojnë në një Shqipëri të lirë dhe të drejtë.
Tani dua të lexoj një kartolinë të shkruar nga të gjithë demokratët kudo ndodhen.
I dashur doktor, gëzuar ditëlindjen!
Ju urojmë jetë të gjatë, me shëndet, energji dhe forcë! Sa më shumë gëzime në familjen biologjike, e fitore në familjen politike. Me mirënjohjen më të thellë për qëndresën e pa kompromis ndaj së keqes, për përkushtimin në jetë në dobi të kombit, për lidershipin vizionar.
Faleminderit që pagove çdo çmim dhe nuk e tradhtove kurrë besimin tonë.