Gazetari Genc Burimi duke komentuar hapjen e kampeve për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës, deklaroi se, Shqipëri po trashëgon pataten e nxehtë të Europës, emigrantët ilegalë.
Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, Europa kërkon që të kthejë në vepër penale, qëndrimin ilegale në zonën e BE-së.
‘Ne humbasim kohë me Melonin, ne na intereson vendi ynë, dhe as politika e brendshme Italiane dhe as qëndrimet e zonjës Von Der Leyen e cila është marrë peng nga Meloni, pasi ajo e zgjodhi.
Edhe njëherë sot këta, kanë gjetur një zgjidhje me Shqipërinë, u’a le topin në derë Shqipërisë dhe i intereson Melonit, që Von Der Leyen ti jap një llustër legale kësaj gjëje.
E gjithë kleçka qëndron në faktin se sot, të qëndrosh në mënyrë ilegale në territorin europian. Duhet të shndërrohet në vepër penale në mënyrë që të justifikohet fakti që këta që do të vijnë në Shqipëri, të qëndrojnë në burg.
Duke e kthyer në vepër penale thonë që jemi në rregull, edhe sot me ata njerëz që sot denoncojnë Italinë, që nuk është repsektuar liria.
Sot ne në Shqipëri do të trashëgojmë një patate të nxehtë që Europa ka 50 vite që nuk po e realizon dot. Sot në Europë ke 8 milionë endacak që nuk i kthen dot mbrapsh’, tha Genc Burimi në SYRI TV.