Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Salianjit, Gjekmarkaj: Vendimi, një riafirmim i besnikërisë ndaj 'padrinos së drejtësisë'

E mërkurë, 16 October 2024 09:13
 

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 gjatë m,brëmjes së djehsme, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për të refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Ervin Salianjit.

Gjekmarkaj u shpreh se vendimi i gjykatës është një riafirmim i besnikërsië ndaj “padrinos së drejtësisë”. 

Ai e cilësoi këtë vendim edhe si një “shuplakë ndaj opinionit publik”, duke e riposhtëruar atë për së dyti pas “rrëmbimit të Salianjit nga politika”.

“Kam dy lexime për ngjarjen e sotme. Vendimin e gjykatës e shoh si riafirmim të besnikërisë ndaj padrinos së drejtësisë dhe si një shuplakë ndaj opinionit publik duke e riposhtëruar atë së dyti me këtë vendim, duke pasur parasysh gjithë reagimin për rrëmbimin e Salianjit nga politika duke e futur atë në burg.

Po flasim për integrimin në Evropë dhe drejtësia përdoret si bahçe personale e një individi që hakmerret duke patur tentakulat e veta në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë për të nxjerrë mllefet që ka si ngarkesë historike”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...