Ylli Manjani: Rama po shkon drejt legalizimit të korrupsionit

E mërkurë, 16 October 2024 19:18
 

Avokati Ylli Manjani, i ftuar në një emision televiziv ka folur për konferencën e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri që u mbajt sot në Luksemburg.

Manjani deklaroi se Kryeministri i vendit, Edi Rama po shkon drejt legalizimit të korrupsionit. Sipas tij, qeveisja e Ramës është e njëjtë me atë të Hitlerit, sepse po zëvendëson ligjet me plane masash.

"Si nuk i binte një fjalë në tokë këtij njeriut në Luksemburg, me teza publike, politike, të tilla që Zhak Delori atje në varr, të duket një hiç përballë fjalimit, tezave të jashtëzakonshme, të kuruara dhe ky njeri sa e lë atë bisedë, merr telefonin dhe jep urdhër që në vendin e vet të bëhet katastrofa e radhës.

Si ka mundësi që e pranojmë ne këtë njeri, si e pranojmë ne këtë standard politik. Çfarë ti kërkoj Europës unë, kur kryeministri i vendit tim, thotë krejt gjë tjetër atje për korrupsionin, zhvillimin, projektet e mëdha dhe vjen këtu e i këput ca leje kullash.

E di çfarë vendimi ka marrë? Çdo ndërtesë mbi 3 kate duhet të japë leje Edi Rama, nuk ka më bashki në këtë vend, duhet ta japë lejen Edi Rama.

Flet për ligjet e drejtësinë, kur kjo drejtësi për të cilën ai flet, ka burgosur opozitën. Pronarë fiktivë, kallëzim publik i rremë, janë terma që i shpik drejtësia, kontakt i papërshtatshëm, futja kot. Kap e fut në burg.

E dini cilësinë e ligjeve në parlamentin e Shqipërisë? Janë në Gjermaninë hitleriane. Gjermania e Hitlerit, zëvendësoi normat me plane masash.

Nuk ka më korrupsion në nivel zyrtari dhe ministri, por tashmë e legalizon me ligj dhe do të vijë një moment që nuk ka çfarë ti thotë askush, sepse korrupsioni është i legalizuar.

Këtë po bën për shkak të ligjeve personale, ose individuale. Ligjet që quhen plane masash dhe kur ligjet bëhen masa konkrete dhe përmbysin normat, bie rendi kushtetues dhe forcohet autokrati, ai që merr masa, gjen zgjidhje.

E keni vënë re që shteti është në emergjencë për çdo gjë. Kjo është fiks tipike e shtetit Hitlerian, ti vendos ligje për zgjidhjen e masave konkrete."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...