Deputetët e opozitës nuk janë lejuar të futen në sallën e parlamentit që të bëjnë detyrën që u caktuar populli, por janë penguar nga efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit.
Garda ka rrethuar me gardh metalik Kuvendin për të mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të hynë me forcë.
Deputeti Petrit Doda u përplas fizikisht me një gardist, ndërsa Flamur Noka e Bledion Nallbati tentuan të prishnin rrethimin.
Nga ana tjetër, deputeti Dash Sula ka kaluar gardhin e vendosur, por është ndaluar nga garda.