E ka zënë frika kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali, nga mosbindja civile e opozitës dhe deputetëve të saj, aq sa ka marrë në ambientet e Kuvendit, jo vetëm qindra gardistë, por edhe dy furgona me policë, diçka e çuditshme për këtë institucion, pasi është hera e parë që në ambientet e parlamentit vijnë policë për të ruajtur deputetët.
Me ligj parlamenti dhe deputetët ruhen nga Garda e Republikës.
Por përveç këtyre masave, në ambientet e parlamentit ka mbërritur edhe një zjarrfikëse.
Gjithë këto forca policie, zjarrfikëse apo dhe gardistët e shtuar në numër e kanë kthyer kuvendin si një zonë lufte, dhe i çuditshëm është fakti se, nga kush pritet të mbrohet kryeparlamentarja Spiropali që ka kërkuar kaq shumë policë e ushtarë në kuvend.