Aktivisti Arbër Lleshi ka treguar në një postim në rrjetet sociale se si patronazhistët e Taulant Ballës ne Vjenë e kanë nxjerrë jashtë nga salla ku po zhvillonte takimin i deleguari i Rilindjes.
“Kur fola kundër ministrit patronazhistët më nxorën jashtë me forcë, por harruan se policinë këtu nuk e kanë të tyren”.
“Patronazhistët u denoncuan dhe tashmë me ta ka punë prokuroria e Vjenës”, shkruan Lleshi duke postuar edhe një video nga momenti.
Postimi:
Pas gardistëve në Milano, sot patronazhistët trima të partisë shtet me në krye @ediramaal
Dhe @taulantballa, u shfaqën në Vjenë në një takim demek me diasporën, ku morën pjesë rreth 50 veta.
Kur fola kundër ministrit patronazhistët më nxorën jashtë me forcë, por harruan se policinë këtu nuk e kanë të tyren.
Patronazhistët u denoncuan dhe tashmë me ta ka punë prokuroria e Vjenës.