Kryministrja Meloni nuk pranon të humbasë kohë nga i gjithë stafi i teknikëve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Jashtme Italiane, ndërsa po punojnë në këto orë fundjave për gjetjen e një rrugëzgjidhje të ngëçit me drejtësinë ndaj Planit mbi transferimin e migrantëve ilegalë në Shqipëri.
Brenda orës 18.00 të ditës së hënë, 21 tetor, një draft i ri ligjor pritet të jetë gati në tavolinën e Këshillit të Ministrave me fokus kampet në Shqipëri.
Teknikët e Ministrive përkatëse që kanë hartuar marrëveshjen me Shqipërinë, po shqyrtojnë të kthejnë në ligj listën e vendeve të konsideruar të sigurta nga qeveria Meloni, e nga të cilat asnjë emigrantë klandestinë nuk ka të drejtë të kërkojë azil në Itali.
Deri më sot kjo listë është një dekret ndërministror i tre dikastereve Ministria e Jashtme, e Drejtësisë dhe e Brendshme, i pëditësuar më 7 maj 2024, ku janë renditur 22 vende; Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja-Hercegovina, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Kolumbia, Bregu i Gjelbër, Egjipti, Gambia, Giorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Senegali, Serbia, Peru, Sri Lanka e Tunizia.
Objektivi i qeverisë Meloni është të bllokojë drejtësinë italiane, duke mos e lejuar të vërë në diskutim listën e 22 vendeve të sigurta, duke e kthyer atë në ligj, jo më siç është sot një normativë adminsitrative.
Kthimi në ligj do i lejojë qeverisë ta dërgojë apelimin e çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese.
Drejtimi i dytë që po punon stafi i teknikëve të ekzekutivit Meloni është që të fusë në këtë draftligj të ri, klauzola juridike që nuk mund të lejojnë magjistraturën të vërë në diskutim vendimin e Komisioneve territoriale mbi emigracionin, që vendosin të pranojnë ose jo kërkesën e emigrantit për azil në Itali. Normativa e re juridike nuk do të mund të bëjë të apelueshëm vendimin e komisarit të policisë së territorit, në këtë rast në Shëngjin që ka klasifikuar kërkesën e azilantëve në bazë të listës së vendeve të sigurta.
E vetmja rrugë që mund ta vërë në diskutim do të jetë Gjykata e Paqes.
Procedura administrative dhe në rastin e 12 emigrantëve të mbërritur në Shëngjin praktoi marrjen në dorëzim nga Komisioni Territorial i Policisë italiane të kërkesave të tyre për azil, dhe klasifikimin si të paaplikueshme për shkak të përkatësisë së origjinës së tyre nga lista e 22 vendeve të sigurta.
Më pas qe Gjykata e Romës e gjykatësit e Seksionit të Emigracionit, që në analizimin e çdo kërkese u bazuan në vendimin e 4 tetorit të 2024 të Gjykatës Europiane të Drejtësisë e që hodhi poshtë vendimin e komisioneve territorial, duke urdhëruar analizimin e kërkesave të 12 emigrantëve në territorin italian.
Ndërkohë burimet mediatike konfirmuar edhe nga mediat vendase, flasin për një transferim të mundshëm të një grupi të ri emgirantësh nga ujërat ndërkombëare drejt Shëngjinit e Gjadrit, e me shumë gjasa brenda të mërkurës e të enjtes së ardhshme.
Në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Jashtme Italiane nga 1 janar 2024 deri më 18 tetor 2024 në Itali kanë zbarkuar 55 010 emigrantë ilegalë, 10832 prej tyre janë nga Bangladeshi, 10 166 nga Siria, 7200 nga Tunisia e 3453 nga Egjipti. Pra Bangaldeshi është vendi me fluksin më të madh të emigrantëve ilegalë që mbërrijnë në Itali, Egjipti renditet në vendin e katërt.
12 emigrantët e mbërritur dje pasdite nga Shëngjini në Bari, 7 prej të cilëve bangladeshas e 5 egjiptianë, janë strehuar në kampin e azilkërkuesve në Bari.
Aktivistë e asistentë kulturorë që i kanë takuar gjatë orëve të fundit flasin se gjëndja e tyre psikologjike është e rënduar; "kanë frikë të flasin se mos rëndojnë pozitën e tyre e kërkesën për të azil në Itali".