Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar sulmin terrorist në Ankara të Turqisë, ku pati disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Berisha gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Deklarata e Berishës:
Akt terrorist në Ankara.
Terroristë të armatosur kanë hapur zjarr dhe ekzekutuar 4 persona dhe plagosur mbi 20 të tjerë në afërsi të Agjensisë Aero Spaciale të Turqisë, në afërsi të Ankaras.
Dënoj me forcën më të madhe aktin terrorist dhe shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve, autoriteteve, dhe uroj shërim të plotë të plagosurve.