Kreu i opozitës, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë do të paraqiten në seancën paraprake në GJKKO, ditën e sotme, për dosjen e montuar politike, “Partizani”.
Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.
Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.
Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndohet në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës, prej dhjetorit të vitit 2023.