Këlliçi: Nuk lëvizim nga këtu derisa Veliaj të arrestohet, bashkia e Tiranës nuk është më institucion, por fabrikë inceneratorësh

Premte, 25 October 2024 22:34
 

Në fjalën e tij të mbajtuar gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione, ku nuk ka as vëmendje, meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja , për të mos u bërë lajm ndërsa ditën e hënë në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

“Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish-kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i njëjtë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë”-u shpreh Këlliçi. 

Fjala e plotë:

'Të nderuar qytetarë, duke e nisur me një falenderim për ju që në javën e 30-të nuk keni reshtuar së protestuari, dua të ju jap një lajm në raport me të gjithë atë baltë, llum apo tentative për të mbyllur këtë protestë, njërëz që kanë sulmuar pafund duke thënë se pse kjo prostestë ka nisur në verë, ka vazhduar në vjeshtë dhe dimër dua t'ju them që përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki, në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.

12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.

Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.

Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota.

Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij.

Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë, për një vepër që ka kryer Rama, për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar, sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës.

Në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja, për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i barabartë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...