Abuzimet me fondet e rindërtimit dhe pasuria/ Kryebashkiaku i Ramës në Rrogozhinë do hetohet nga SPAK...

Premte, 25 October 2024 22:37
 

Çështja e menaxhimit të fondeve të rindërtimit me hetimin pasuror të kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës, po shkon drejt bashkimit në një procedim të vetëm. Burimet konfirmuan për Syri tv se të dyja procedimet po hetohen nga prokurori i posaçëm Elvin Gokaj. Së fundmi, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për aferën me rindërtimin në Rrogozhinë, dhe tashmë çështja do të hetohet nga SPAK, ku pritet të bëhen verifikime edhe mbi rolin e zyrtarëve të lartë.

Sipas organit të procedurës në Durrës, ka dyshime se të implikuar janë edhe funksionarë që janë target i Prokurorisë së Posaçme, përfshirë kryebashkiakun Memolla. 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë u arrestuan për një dëm prej 3.5 milionë euro ndërsa në hetim janë edhe 78 të persona të tjerë.  Bëhet fjalë për punonjësit Besim Ballabani, punonjës i bashkisë, Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit, Edlira Ramaj, specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Mario Meka dhe Elton Levonja, të dy ish-punonjës të bashkisë.

Sipas hetimeve banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Syri Televizion raportoi muaj më parë se SPAK ka çelur një tjetër çështje penale ndaj kryebashkiakut socialist. Krahas akuzës zyrtare për korrupsion në zgjedhje pas denoncimit të rastit ekskluzivisht në Syri Tv, i zgjedhuri vendor po kalon në sitën e hetimit pasuror.

 

Çështja nisi të hetohej pas një dosje të administruar nga autoritetet ligjzbatuese italiane, që ka në qendër disa transaksione monetare të dyshimta. Burime flasin për transaksione të dyshimta me një shumë totale rreth 1 milion euro nga një kompani ndërtimi me seli qendrore në Umbria të Italisë, që ka lidhje me familjarë të Edison Memollës. Pala italiane kërkon që autoritete shqiptare të verifikojnë pasuritë e Memollës dhe lidhjet e tij me transfertat monetare që po hetohen tashmë nga i njëjti prokuror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...