Pas hetimeve të çështjeve të nxehta si inceneratorët apo dojsa famoze "5D", SPAK ka dërguar prapa hekurave drejtorët hajdutë të Veliajt të cilët janë akuzuar për abuzim me tenderët si dhe është kërkuar që të hetohen si grup i strukturuar kriminal.
Së fundi kryebashkiaku Erion Veliaj mesa duket pas ujdisë me SPAK, ka lëshuar edhe skalionin e dytë të hajdutëve që kanë vepruar për llogari të tij në bashki duke i shkarkuar thuajse të gjithë drejtorët e mbetur dhe zëvendësuar ata brenda ditës. Mesa duket Veliaj po ndjek modelin e Ramës, po i shkarkon bashkëpunëtorët e ngushtë para se të dalin udhër-arrestet për ta.
Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.
Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.
Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku.
Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku.