Diaspora në SHBA ngrihet kundër Ramës: Mos ta lejojmë të futet brenda! Marrja e të dhënave, vepër penale

Premte, 25 October 2024 23:08
 

Dega e Vatrës në Manhatan ka paralajmëruar një protestë ndaj takimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me shqiptarët e diasporës në ShBA. 

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Sadri Kortoci tha që Rama në 12 vite nuk ka ardhur asnjëherë për të takuar shqiptarët dhe tashmë po vjen për të kërkuar vota, çka sipas tij është e padrejtë.

I ftuar në një intervistë për mediat në Shqipëri, Kortoci theksoi se ata që e organizojnë takimin s’janë përfaqësues të diasporës dhe se Rama nuk duhe të lejohet të futet brenda takimit.

“Janë 1 milionë e 1 arsye që diaspora të dalë kundër Ramës. Ata që e organizojnë takimin s’janë përfaqësues të diasporës, me gjithë respektin për Mark Gjonajn. Edi Rama ka 12 vite në pushtet që s’ka ardhur të takojë asnjë qytetar të shtetit të vet. Tani që miratuan të drejtën e votës, vjen edhe na bashkohet në një takim të pamiratuar nga diaspora, edhe do të kërkojë votat tona. Kjo më duket shumë e padrejtë”.

Gjithashtu një tjetër shqiptaro-amerikan, Muhamet Omari ngriti shqetësimin se marrja e të dhënave të shqiptarëve në SHBA nga PS, mund të përbëjë vepër penale.

“Janë 1 mijë e 1 arsye pse ne protestojmë, kundër kryefyellit të kryeministrisë, që përdor një komunikim tallava dhe vjen e takon njerëz që s’janë përfaqësues të komunitetit. Mund të konsumohet edhe një vepër penale nëse merren të dhënat tona dhe të futen në sistemin e votimit në Shqipëri, do të jetë një manipulim i jashtëzakonshëm. Besoj se numri i shqiptarëve që do bashkohen në protestë do jetë i madh, kundër një partie që ka lindur nga mitra e Serbisë. Diaspora s’duhet ta lejojë të futet brenda”.

Statusi i plotë i Sadri Kortoçi në Facebook:

Kryeministër i Shqipërisë, kemi nderin t'ju mirëpresim në këtë rast të rëndësishëm në Diasporën. Ndërsa jemi thellësisht , me keqardhje ju njoftojmë se, e vlerësojmë si te gabuar këtë takim, pasi ke dëbuar gati 1 milionë shqiptare në këto vite të qeverisjes suaj.

Ftojmë gjithë secilin nga ju që ndihet i dëbuar nga vendi në një tubim paqësor pranë vendit ku mbahet takimi.

Addressa : Gotham Hall 1356 Broadëay, Manhatan ,New York

26 Tetor 2024 ora 10:30 .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...