‘Dëmi 180 mln euro’/ Bardhi nxjerr dokumentin: Balluku shmangu Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani

Premte, 25 October 2024 23:10
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentin që vërteton akuzat e tij ndaj Belinda Ballukut, se ka shmangur Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private, me një dëm kolosal prej 180 milionë euro për shtetin.

‘Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.

Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...