Balliu: Gruaja e Edi Ramës vlerëson reformat e qeverisë, më pas organizatat e huaja japin dhe notën vlerësuese

Saturday, 26 October 2024 18:27
 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat u shpreh se reformat e qeverisë të Edi Rames për çështjet sociale, për turizmin dhe për gjithçka tjetër sot po studiohen nga Linda Rama dhe nga organizata si BERZH dhe UNDP.

Sipas Balliut, nuk ka rast më të kristaltë se ky qe ilustron konfliktin e interesit. 

“Studimi i Lindes i quan te jashtezakonshme keto refoma, e me pas organizata prestigjose si BERZH ( Banka Europian per Rindertim dhe Zhvillim) si dhe UNDP marrin si baze te raporteve mbi ecurine ekonomike, shoqerore dhe politike te Shqiperise, studimet e bashkeshortes te kryeministrit qe eshte ‘arkitekti’ i te gjitha reformave”-u shpreh Balliu.

Deklarata për media:

Përshëndetje,

Organizatat nderkombetare po e vleresojne ecurine e Shqiperisë mbi bazen e studimeve te bera nga bashkeshortja e kryeministrit.

Po, po, reformat e qeverise te Edi Rames per ceshtjet sociale, per turizmin dhe per gjithcka tjeter sot po studiohen nga Linda Rama.
Studimi i Lindes i quan te jashtezakonshme keto refoma, e me pas organizata prestigjose si BERZH ( Banka Europian per Rindertim dhe Zhvillim) si dhe UNDP marrin si baze te raporteve mbi ecurine ekonomike, shoqerore dhe politike te Shqiperise, studimet e bashkeshortes te kryeministrit qe eshte ‘arkitekti’ i te gjitha reformave.

Nuk ka rast me te kristalte se ky qe ilustron konfliktin e interesit.

Demi per vendin dhe qytetaret eshte jashtezakonisht i madh sepse reformat i paraqet burri dhe i vlereson gruaja.

Shihni se si Edi Rama pasi ka kapur te gjitha pushtetet nuk ndalet as para tentatives per te patur ne xhep edhe organizatatat e huaja, trupat vleresuse.
Ky nuk eshte nje konflikt interesi i Kryeministrit Rama dhe te shoqes por edhe institucioneve te huaja qe mbyllim te dy syte para ketij standardi.

Kur degjoni raporte te huaja per suksesin e ekonomise, turizmit dhe reformave te qeverise kini parasysh se firmen mbi keto trillime e hedh Linda Rama.

Tani mund te kuptohet pse raportet e ketyre organizatave kane qene kaq te paperputhshme me realitetet qe ju shihni perdite.

Ky konflikt i paster interesi eshte kthyer ne nje korridor dizinformimi per realitetin ne Shqiperi.

Partia Demokratike u ben thirrje ketyre organizatave, duke shpresuar qe ky konflikt interesi te kete ndodhur pa dijenine e tyre, qe te distancohen nga studimet e Linda Rames qe kerkojne te zbukurojne reformat kriminale dhe shpopulluese te Edi Rames.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...