Jamarbër Malltezi: Opozitën e bën shpirti i njerëzve të lirë dhe jo mbetjet e pariciklueshme të Soros

Saturday, 26 October 2024 18:30
 

Pretendimi se duke arrestuar liderët, nxitet demokracia është provuar mashtrim qoftë në komunizëm në vitet 1945-1990, por edhe tani mjaft të shohin sesi junta vjedh zgjedhjet dhe burgos fituesit në Myanmar apo burgosjet e opozitarëve në Tunizi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Jamarbër Malltezi shkruan se opozitën ka 4 vjet që e qëllojnë për ta vrarë, por opozitën e bën shpirti i njerëzve të lirë dhe jo mbetjet e pariciklueshme të Soros.  

Sipas Malltezit, shprehja e Soros, “ne ju themi se kush të hyjë e kush jo në parlament”, nuk është as demokratike dhe as ligjore, por është arrogancë me shkelje të rënda ligjore dhe dhunim i shtetit dhe demokracisë . 

Postimi i plotë

4 njerëz që Soros i paguan përmes mediave të kapura kanë dalë me tezën se Spak po ndihmon opozitën duke i arrestuar drejtuesit! Së pari vetë këta po pranojnë se këto qenkan procese politike dhe jo ligjore dhe kjo është e rëndë edhe për drejtësinë por edhe për nivelin intelektual të mbetjeve të soros. Së dyti, arrestime në dhunim të ligjeve janë dështim i shtetit ligjor e për pasojë dhe dhunim i demokracisë e jo forcim i saj. Së treti, qysh me ardhjen e sekretarit Bejker në Shqipëri në 1991 ne dëgjuam shprehjen “now you have the right to choose your own leaders” (tani ju keni të drejtë të zgjidhni udhëheqësit tuaj), dhe veç me hyrjen në lojë të korruptuesit Soros na doli shprehja “ne ju themi se kush të hyjë e kush jo në parlament”. Kjo jo vetëm nuk është as demokratike dhe as ligjore, por është arrogancë me shkelje të rënda ligjore. Për më tepër që u provua nga të zyrtarë (të korruptuar përderia i bën presion drejtësisë) si Gabriel Escobar që kërcënoi demokratët të mos shkonin në Kuvendin e PD më 12 Dhjetor 2021 por demokratët e injoruan në masë. Në mënyrë të ngjashme ish ambasadorja kërcënoi shqiptarët me bar dhe shkeli ligjet duke ndërhyrë në SPAK. Kjo është dhunim i shtetit ligjor dhe demokracisë por mos prisni të flasin ata që paguhen në mediat e Soros. Për të mos folur për presionin diplomatik duke i thirrur në ambasadë, bërë presion dhe hequr vizat zyrtarëve të PD që nuk rrinin me atë që e kishin detyruar të firmoste se përndryshe do i ngrinin padi për financimet e paligjshme.
Opozitën ka 4 vjet që e qëlluan për ta vrarë por opozitën e bën shpirti i njerëzve të lirë dhe jo mbetjet e pariciklueshme të Soros. U bënë bashkë gjithë të korruptuarit për të vrarë opozitën: qeveria që ka 12 vjet që vjedh, Soros me gjithë strukturat korruptuese, diplomatët e nënshtruar ndaj soros dhe sistemi i dreqtësisë i kapur nga Soros për interes të kryehajdutit Edi Rama. E mbajtën peng emrin dhe vulën për 2.5 vjet ndërsa ligji e kish detyrim rregjistrimin brenda muajit, i hoqën fondet dhe e lanë pa komisionerë në zgjedhje, por prapë opozita mbijetoi. Opozitarët kanë 101 halle dhe përpjekje, por ajo që nuk honepsin dot është të dëgjojnë sharlatanë të soros të thonë kinse me zë të ri ato që ka 3 vjet që i thotë Soros me zërin e Edi ramës dhe të korruptuarve të soros. Janë të njëjtët që lejuan Edi Ramën të vjedhë e ti tallë shqiptarët, që lejuan edi ramën të dhunojë kodin zgjedhor në mënyrë të njëanshme dhe pastaj uruan edi ramën për vjedhjen e zgjedhjeve ende pa dalë rezultati i zgjedhjeve. Janë të njëjtët që bëjnë idiotin e dobishëm kur deklarojnë se vjedhja e shekullit për inceneratorë që nuk ekzistojnë na qenka krim intelektual, që “afërmendsh” kanë nënshtruar gjyqtarët (se nuk janë të lirë e kontrollohen nga spak) dhe dalin me vendime 97% afërmendsh siç jua kërkon Edi rama, që nuk shohin dot edi ramën edhe kur kalon brenda ditës 9 procedura me gjoja 17 firma ku secila kërkon javë procedurash, edhe kur jep 8 pikë bonus kompanie që nuk ekzistonte dhe që ish njoftuar zyrtarisht që nuk ekzistonte. Prandaj le të vijojnë “hallexjinjtë” të marrin pagesa të majme nga soros, birn etj. por ta harrojnë se po gjejnë gomerë nga opozita për të çuditur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...