Takimi i paralajmëruar i Ramës në New York duket se do të vijojë me të njëjtën traditë siç u bënë edhe dy takime e te tjera në Greqi dhe Itali.
Pjesëmarrja është e garantuar pasi për në SHBA kanë udhëtuar pothuajse të gjithë kryetarët e bashkive rilindëse por edhe administrata shtetërore dhe ajo lokale të cilët janë urdhëruar që të jenë prezent në takim në mënyrë që të mos bjerë ne sy edhe aq shumë dështimi i sigurte i propagandës së Ramës si në dy takimet e para.
Në foton e siguruar nga Syri duket kreu i sapo zgjedhur i bashkisë Himarë Vangjel Tavo që po shëtit në rrugët e New Yorkut i gatshëm të jetë prezent për takimin e Ramës me, diasporën e importuar.