Berisha: Rama dhe Soros dështuan, pasi këto 300 ditë kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike

Diel, 27 October 2024 19:47
 

Në natën e 300-të të tubimit në “Rrugën e Shpresës,” lideri historik i opozitës, Sali Berisha, u shpreh me forcë përpara mbështetësve të tij, duke e cilësuar arrestin e tij shtëpiak si një akt të papranueshëm nga ana e Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare.  

Ai theksoi se ky veprim kishte për qëllim të fshihte të vërtetën dhe të mbyllte një zë të fortë të opozitës, por dështimi i tyre ka qenë më i turpshmi në historinë e lirisë së Shqipërisë. Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetje e vazhdueshme nga qytetarët, duke e cilësuar këtë periudhë si ditët më intensive të betejës së tij politike.

Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për vlerat e lirisë dhe dinjitetit, duke theksuar se asnjë forcë nuk mund ta ndalë përpjekjen e atyre që mbrojnë një kauzë të drejtë.

FJALA E BERISHËS:

Miq!
Vendosja e Sali Berishës në arrest shtëpie, pasi dështuan ti caktojnë kryetarit opozitës, dhe ta shndërrojnë opozitën në një stoli të narkodiktatorit Edi Rama, kishte si qëllim të vetëm ndyrjen e tij në banesën e harresës. 
Por dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, këto 300 ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi. 
Ata dështuan miqtë e mi, sepse këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike. 
Në këto 300 ditë së bashku me ju, falë mbështetjes tuaj, kam patur fatin e madh të luftoj më i motivuar se kurrë për vlerat dhe idealet fisnike që ndajmë me njëri-tjetrin, që ndajmë me shqiptarët, por edhe me njerëzit e lirë, në Shqipëri dhe mbarë botën. 
Këto 300 ditë ishin ditët që ne morëm bekimin e Zotit si misionarë të vërtetë të një kauze të drejtë, kauzës së dinjitetit dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë, dhe ne dëshmuam se nuk ka forcë në botë që mund të na mposhtë ne të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që mbrojmë një kauzë të drejtë. 
Të dashur miq, këto 300 ditë ne së bashku nderuam luftën, betejën, misionin tonë. 
Zoti ju bekoftë! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...