Pak orë para protestës së radhë të mosbindjes civile të opozitës, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bashkohen me qëllim që të luftojnë për interesat jetike të tyre.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë.
Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë.
Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë.
Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.
Do ju njoh tani me statistikën më të fundit të Eurostatit. Eurostat konfirmon se nga viti 2014-2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë. Është braktisur nga plot 38 qytetarë dhe kjo vetëm në hapësirën e Shengenit. Nëse shton ata që janë larguar në SHBA, të tjerë që kaluan La Manshin me gomone apo shkuan në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, të garantoj që ata që u larguan nga ky regjim janë më shumë se 40 përqind e shqiptarëve.
Ndaj edhe ato tre herë kundër regjimit, i ftoj qytetarët të bashkohen në ato protestë sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer antishqiptar.