Arrestimi banditesk i Ilir Metës/ Avokati i Popullit nis hetim administrativ për procedurat

Hënë, 28 October 2024 18:44
 

Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta.

Avokati i Popullit nisi hetim për procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe Policia. 

Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zonën e kthesës së Kamzës pak ditë më parë.

Aktualisht, Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, ndërsa dyshohet sipas SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes.

Kujtojmë se bandat me uniformë arrestuan ish-presidentin dhe ish-kryeministrin duke e dhunuar dhe tërhequr zvarrë nga automjeti ku po udhëtonte me bashkëpunëtorët e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...