Në fund të fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e nesërme të dalin të gjithë në protestë.
‘Diktatura të ardhme nuk ka!’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Para se të mbyll këtë takim, dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme ndaj diasporës shqiptare në SHBA, e cila me guximin e saj i rezervoi narkodiktatorit Ediskobar pritjen që meritonte.
Demonstrata të atilla, ta dinë shqiptarët se ju jeni gjeneratë e re, diaspora ka organizuar kundër përfaqësuesve të regjimit komunist në OKB.
Kundër përfaqësuesve të Beogradit në OKB.
Në nderin e tyre më të madh, organizoi kundër Pashiqit të shqiptarëve në Tiranë, kundër një tradhtari të kombit që po zbraz Shqipërinë sa asnjë pushtues tjetër.
Kundër një kryehajduti që vetëm në udhëtimin e fundit mund të ketë shpenzuar ndoshta edhe sa janë pensionet e mijëra pensionistëve.
Vetëm një karrige thuhet se kushtonte 3 pensione e gjysëm, pa llogaritur reklamat që sipas disa burimeve kushtonin 150 dollarë për 15 sekonda dhe u mbajt aty në atë kullë 2 ose 3 ditë.
Shumat marramendëse, udhëtimet e zyrtarëve nga Tirana për të mbushur atë sallë, më e kushtueshmja.
Mos harroni një gjë, se luksi i Edi Ramës në udhëtime është përçmimi dhe përbuzja më e madhe që u bën të paktën 46 përqind të shqiptarëve të kërcënuar nga varfëria.
A nuk e denoncoi ish-bashkëjetuesve e McGonigalit se darkonin në restorantin më të kushtueshëm të Nju Jorkut me të paktën 10 mijë dollarë darkën.
A e patë se si kishte zënë karriget e para basketbollisti i pankinës se tani mendon se do shitet se ka qenë gjë.
Pra, mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje.
Diktatura të ardhme nuk ka.
Me datën 29, shqiptarët të gjithë në protestë.