Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi në SPAK.
Gazetari i Syri-t, Fatjon Gjinaj raporton se video e publikuar tregon Ceno Klosin duke u paraqitur në SPAK, video është regjistruar teksa klosi ngjet shkallët e prokurorisë, por nga SPAK nuk konfirmohet ende thirrja ose jo e tij.
Aktualisht zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Hetimet ndaj ish-kryetatimorit Ceno Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, ishte njoftimi i SPAK disa javë më parë.