Hoti: SPAK dhe parlamenti janë kthyer në qesharakë, i janë dorëzuar bandave dhe krimit

E Enjte, 31 October 2024 19:37
 

E ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti e cila ka komentuar situatën politike dhe thirrjen e saj të paligjshme nga ana e SPAK për tensionet në sallën e Kuvendit pasi ajo hodhi parfum në ambientet e sallës.

Elda Hoti: Në fakt sot është fatkeqësi, që në situatën ku ndodhet sot rendi dhe siguria ku shteti u është dorëzuar bandave dhe krimit, sot drejtësia merret me një parfum. U thirra sot në SPAK me akuzën qesharake që më ka bërë policia politike e Edi Ramës. Me akuzën qesharake që më ka bërë ministri vegël i krimit të organizuar dhe SPAK vihet menjëherë në lëvizje sa herë që opozita shqetëson narkoparlamentin sepse ju prish aroma e narkoparlamentit Elisës së 5 milionë eurove dhe për dhjetëra padi që ka bërë grupi parlamentar për miliarda që u janë vjedhur qytetarëve shqiptarë SPAK-ut i duhen me dhjetëra vite, ose nuk reagon. 

Pse nuk vepron SPAK kundër vëllait të kryeministrit. Pse nuk vepron SPAK dhe nuk thërret Edi Ramën për inceneratorët, për portin e Durrësit. Pse nuk e thërret SPAK Belinda Ballukun që me një të rënë të lapsit fitoi 50 milionë euro për tunelin e Llogorasë. Pse nuk thërret SPAKU-u Ulsi Manjën për dosjen 184. Pse nuk thërret SPAK-u Erion Veliajn, Ogerta Manstirliun, Frida Krifcën për vjedhjen e fondeve të Bashkimit Evropian. SPAK-u duhet të ketë prioritet luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit dhe jo të merret me akuza qesharake si një drejtësi e telekomanduar nga Edi Rama për të goditur deputetët e opozitës, sepse unë nuk rrezikova jetën e askujt. Ja siç po shikojmë në pamje, tre ministra të cilët i bëjnë ekspertizën një parfumi.

Kjo tregon se në sa qesharak është kthyer ai parlament, se si ai parlament ka dale nga shinat e kushtetutshmërisë.  Se si ai parlament i është dorëzuar bandave dhe krimit. Se si ai parlament nuk ka aspak prioritet qytetarët shqiptarë. Se si ministrat guxojnë dhe siç me bënë mua akuzën duke më versulur SPAK-un, siç e tha Elisa Spiropali që me ty do të merret SPAK, dhe për tre ditë SPAK reagoi me akuzën që më ngriti ministri vegël i krimit të organizuar për zjarrvënie. Jetën e kujt rrezikova unë me një parfum. Sigurisht që është konfirmuar që është parfum. Unë deklarova se kam kryer detyrën time si deputete, përfaqësues e popullit opozitar për të protestuar në kuvend në përmbushje të së drejtës time të lirisë së shprehjes se forma me të cilën ne si deputetë të opozitës, në mënyrën se si do të veprojmë, nuk i marrim leje as Elisës dhe as narkokryeministrit, as narko policisë dhe të gjithëve me radhë.

Aty është një vendim i grupit parlamentar të PD, deklaratë politike të cilën ne të gjithë e mbështesim plotësisht atë.

Nuk ka as polici politike dhe as drejtësi të komanduar që do ta trembë opozitën. Opozita është për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur atë me çdo çmim. Sot po rrezikohet jeta e qytetarëve. Sot rendi dhe siguria janë në gjendje alarmante. Ne e pamë masakrën që ndodhi në Shkodër dhe për këtë duhet të shqetësohet sot drejtësia, sepse është e pafuqishme për të goditur krimin e organizuar. Është e pafuqishme policia e cila i shërben krimit të organizuar. Sepse ne kemi një kryeministër i cili e ka marrë pushtetin duke grabitur me bandat dhe krimin. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të jetojnë të sigurte në vendin e tyre dhe jo në terrorin e bandave dhe krimit. Prandaj rezistenca e përditshme dhe e qëndrueshme, mos bashkëpunimi me të keqen është ajo që do të sjellë ndryshimin. Dhe unë këtu gjej rastin të bëj një thirrje për ditën e shtunë ne orën 12.00 ne protestojmë në Shkodër kundër krimit qeveritar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...