Berisha: Në shtator 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë 2 herë, dhe u zotova se do të lahem edhe herën e 3-të!

E mërkurë, 06 November 2024 21:11
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar edhe njëherë tjetër se ai do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës.

Nga tubimi në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘në shtator 2021 ishte personi që në ujërat e një lumi ishte larë dy herë, dhe u zotua se do të lahet edhe herën e tretë!’

Berisha: Të dashur miq, ngjarja e djeshme ka ndryshuar Amerikën, dhe për aq sa Amerika ndikon në botë, edhe botën.

Ajo ka disa mësime të mëdha për shqiptarët.

Mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur, rikthimi është i jashtëzakonshëm.

Rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA-ve është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor.

Por, siç e dini dhe ju, Sali Berisha u rikthye pas rebelimit komunist. Përballoi bomba, atentate dhe çdo gjë. Por besimi i tij te shqiptarët dhe i shqiptarëve tek ai bën që i të jetë kryeministër në vitin 2005-2013.

Mos harroni, ju lutem, mos harroni kurrë takimin tonë të parë në hotel Rogner në mbledhjen e parë të Rithemelimit.

Në atë takim unë u rrëfeva ju se, një president i SHBA-ve i kishte thënë një mikut tim kur ai po fliste për mua, se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë.

Unë, atë shtator të 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, por u zotova se do të lahem edhe herën e tretë!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...