Berisha: Do qëndrojmë për t’i dhënë goditjen shkatërrimtare farës së Xhorxh Sorosit, farë hajdutësh që përzunë shqiptarët

E mërkurë, 06 November 2024 21:14
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se demokratët dhe qytetarët e lirë dhe të ndershëm do të qëndrojnë fortë për t’i dhënë goditjen shkatërrimtare farës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

‘Do të qëndrojmë fort për t’i dhënë goditjen shkatërrimtare kësaj fare të Xhorxh Sorosit, farë hajdutësh që përzë shqiptarët’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miq, mësimet e rikthimit epik të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë janë të një vlere të paçmueshme. 

Në një moment kritik të jetës së tij, atëherë kur dora vrastare në të qindtën e milimetrit do t’i kishte mbyllur gojën përgjithmonë. Fjala e parë që shqipëroi, pasi u ngrit si luan: fight, fight, fight!

Në sulm, në sulm, në sulm!

Në sulm, se kjo kalbësirë që kemi përpara nuk i reziston dot kurrë zemërimit, sulmit, revoltës popullore shqiptare.

Miq, ju e patë fushatën, se si u rreshtuan në krahun e zonjës Harris ato që quhen celebritete njëri pas tjetrit në koncerte, në filma, në çfarë të thuash. Të mendojë njeriu, që votë njeriu për Donald Trump-in nuk do mbetet, nuk do të votojë kush.

Elita politike botërore, po e po, elita kulturore, elita kjo e ajo e me radhë. Por të gjitha këto nuk arritën t’i mohonin fitoren plebiçitare Donald Trump dhe të votohej ndër votimet më të mëdha në SHBA-të dhe më thellë. Të fitojë të gjithë garat, presidentin, kongresin, senatin, dhomën e të tjera me radhë.

Pse, miq kjo? Si ndodhi?

Ata nuk ishin njerëz të parespektuar. Ata i respektonim dhe ne, por problemi i tyre ishte se ata janë kilometra larg halleve, derteve të qytetarëve të thjeshtë të SHBA-ve.

Ata jetojnë me njëri-tjetrin në lukse të shfrenuara, në parti, kurse qytetari jeton me ato që blen në dyqan, me naftën që blen te pompa e benzisën, me ushqimet që merr, me veshjet.

Pra, qytetari e ka jetën krejtësisht tjetër, dhe kur u pyetën masivisht amerikanët, ose ku në çdo takim Donald Trump u shtronte vetëm një pyetje: a jeni sot më mirë se 4 vite më parë, apo keni qenë 4 vite më parë?

Amerikan i ndershëm që të pohonte të kundërtën nuk kishte. Ndaj dhe atë e votuan të gjithë ata që jetonin me djersën, mundin e tyre. Por, që 4 vite më parë Donald Trump kishte bërë të mundur që të jetonin më mirë, të merrnin rroga më të mira, të blinin në dyqanet e tyre më shumë me të njëjtën sasi parash.

Pra, shkëlqimi i botës, parada luksi e salltaneti para gjykatësit, popullit amerikan u zbeh, u venitën. Triumfoi përfaqësuesi i tyre, Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Ndaj dhe ne, besimin, hallin e qytetarit duhet ta kemi të parin. Rrogat, pensionet, shkollat, spitalet, minimumin jetik. Për të gjitha këto do të qendrojmë ne për t’i dhënë goditjen e merituar dhe shkatërrimtare kësaj fare të Xhorxh Sorosit, farë hajdutësh. Kësaj fare që përzënë shqiptarët nga Shqipëria.

Duhet të punojmë me çdo qytetar, duhet të bashkohemi.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...