‘Të mbrojmë familjen, shtetin ligjor’/ Balliu me demokratët e degës 16-të: Opozita gati për përballje me regjimin

E mërkurë, 13 November 2024 21:14
 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është takuar sot me demokratët e degës 16-të në kuadër të protestës së radhës të thirrur para Parlamentit në 19 nëntor.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu shprehet se opozita është gati për përballje me regjimin, për të rikthyer vlerat dhe parimet e djathta, të mbrojmë familjen dhe shtetin ligjor. 

Postimi i Balliut:

Opozita gati për përballje me regjimin.

Sot me demokratët e degës 16-të me të frymëzuar se kurrë për të rikthyer vlerat dhe parimet e djathta, të mbrojmë familjen dhe shtetin ligjor.

Te mbrojmë Shqipërinë nga kthetrat e pushtetit ekstremist privat te Sorosit.

Login to post comments