Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferences për mediat, ka kritikuar ashpër ata që votuan për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar këtë si një gabim të rëndë.
Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me programin e partisë dhe direktivat e saj. Berisha ka riafirmuar që PD mbetet e hapur për koalicione me çdo forcë politike që sheh narkodiktaturën e Edi Ramës si kërcënimin më të madh për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka theksuar se PD është forcë kryesore opozitare dhe beson se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së vërtetë dhe atyre që përpiqen t’i japin mbështetje qeverisë aktuale.
BERISHA:
Ata që kanë votuar për rritjen e rrogës së Subashit, ata kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD.
PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta. Ndaj dhe kanë vepruar në kundërshtim me direktivën e partisë.
... Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo force politike që konsideron narkodiktarutën e Edi Ramës, të keqen më të madhe të këtij vendi.
Çdo forcë politike ka të drejtën e vet të përzgjedhë aleancat.
Natyrisht këto krijimet para zgjedhjeve kanë një qëllim padyshim, por PD është forcë kryesore opozitare dhe besoj se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së të vërtetës dhe atyre të tjerëve që në një mënyrë apo një tjetër, përpiqet ti bëjnë fresk Edi Ramës.